Ansi Agolli merr çmimin “Lojtari i huaj më i mirë” për vitin 2016

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kapiteni kuq e zi Ansi Agolli merr një tjetër çmim.
Ansi Agolli është si vera, përmirësohet me kalimin e viteve. Tani, në moshën 34-vjeçare, Agolli është kapiten i Shqipërisë dhe lider edhe te klubi i tij Karabak, në Azerbajxhan, ku aktivizohet prej verës së vitit 2010.

Kanë qenë 6 vite të arta për mbrojtësin shqiptar, gjithnjë titullar dhe shumë i respektuar, nga tifozët e vet dhe ata kundërshtarë.

Sot Agolli është nderuar sërish, këtë radhë me çmimin “Lojtari i huaj më i mirë” për vitin 2016. Çmimi është dhënë nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë në Azerbajxhan dhe ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Agollit, kampion për të katërtin vit rresht me Karabakun.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.