Ansi Agolli titullar në eleminimin e Qarabag

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Ansi Agolli nuk ka mundur dot të kualifikohet për në play-off të Champions League me ekipin e Qarabag. Skuadra e mbrojtësit të kombëtares kuqezi nuk i’a doli do të kalonte pengesën skoceze të Celtic, e cila rezultoi një “kockë e fortë” për ekipin azer.

Agolli luajti për 90 minuta në sfidën e kthimit duke dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, por pa arritur dot të ndihmojë ekipin e tij të shënojë të paktën dhe një gol të vetëm për t’a dërguar ndeshjen në shtesa. Takimi përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, por Celtic fitoi në takimin e parë me rezultatin 1-0, dhe rezultati në ndeshjen e kthimit i jep të drejtë atyre të festojnë. Qarabag i Ansi Agollit tashmë mund të jetë pjesë e Europa League, por duhet që edhe në kompeticionin e dytë europian të zhvillojë një ndeshje play-off.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.