Anti-Partizani, formacioni i Vllaznisë nuk ndryshon

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Afrimi i ndeshjes së radhës, asaj për kampionat, me Partizanin, natyrisht që ka shtuar edhe ankthin te stafi teknik i Vllaznisë. Kuptohet që kemi të bëjmë me një takim shumë të vështirë, megjithatë, kuqeblutë janë të vendosur për të hyrë në fushë me objektivin e marrjes së një rezultati pozitiv.

Fakti që në ndeshjen e Kupës, të para dy ditëve, trajneri Armando Cungu ka mbetur i kënaqur me lojën e zhvilluar nga skuadra e tij, do të thotë se ai me shumë të ngjarë nuk do të ndryshojë asgjë në formacionin, me të cilin do të luhet ndaj Partizanit. Pra, në fushë, edhe të dielën, do të jetë sërish e njëjta 11-she, si ndaj durrsakëve.

Duke filluar nga portieri Agoviç, për të vazhduar me mbrojtësin Gocaj, në të djathtë të mbrojtjes, dyshen Bicaj dhe Vrapi, në qendër, si dhe të riun Pjeshka, në të majtë. Ky i fundit, ndonëse nuk është lojtar që luan me këmbën e majtë, u përshtat për të luajtur në atë pozicion, nisur nga disa probleme shëndetësore që pati Antonio Marku, lojtari i cili ka luajtur zakonisht aty.

Dy paraqitjet e mira të mbrojtësit Pjeshka kanë bërë që trajnerët, me në krye teknikun Cungu t’i besojnë sërish atij, ndonëse tashmë Marku është rikuperuar dhe, po ashtu, i gatshëm është blerja e janarit, kongolezi me pasaportë belge, Landry Mulemo. Në mesfushë pritet të luajnë Tafili, Krymi dhe Bardulla, me kapitenin Shtubina dhe sulmuesin anësor Kalaja më të avancuar, në krahë, ndërsa në majë të sulmit do të jetë sërish Elis Bakaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.