Apeli si komision boksi, i përkrah grushtat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

Foto nga ndeshja Partizani B - Kevitan
Foto nga ndeshja Partizani B – Kevitan

Komisioni i Apelit duket se ka hedhur poshtë dënimin e Disiplinës për Kevitanin, që u përjashtua nga Kategoria e Dytë.

Kështu lajmëron Kevitani me anë të faqes zyrtare ku shkruan:

“Komisioni Apelit pranë FSHF anullon vendimin e Komisionit të Disiplinës mbi përjashtimin e FC Kevitan nga të gjitha aktivitetet sportive duke dhënë vetëm gjobë kundër ekipit tonë dhe rikthehemi në renditjen e mëparshme të kampionatit të Kategorisë së Dytë për sezonin 2015-2016. Gjithashtu janë riparë edhe dënimet e dhëna kundër 5 futbollistëve tanë por pas pak do t’ju bëjmë të ditur vendimin e plotë. Ju faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë por dhe atyre që besonin që i erdhi fundi këtij projekti shumë të bukur se me dashakeqësinë e tyre na bënë të jemi më të fortë së kurrë”.

Kujtojmë se Kevitani u përjashtua pas dhunës që lojtarët e saj ushtruan ndaj gjyqtarëve në ndeshjen Gramshi – Kevitani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.