Apolonia zyrtarizon tre afrime

0
SHPËRNDAJE

Ermal Sako gjate prezantimit
Ermal Sako gjate prezantimit
Kategoria Parë/ Ashtu siç kishin premtuar drejtuesit e Apolonisë, gjërat duket se po realizohen. Ekipi fierak ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e tre lojtarëve në merkaton verore. Apolonia ka rikthyer në ekip mesfushorin Ermal Sako, që në sezonin e fundit ka qënë pjesë e ekipit të Bylis. Sako ka qënë pjesë e fierakë para dy sezonesh dhe tashmë ka vendosur të rikthehet në “shtëpi”. Me këtë levizje trajneri Mërgjyshi forcon akoma mesfushën, repart që sipas tij kishte nevojë për përforcime.

Bruno Hoxha gjatë prezantimit
Bruno Hoxha gjatë prezantimit

Gjithashtu një tjetër afrim është edhe ai i sulmuesit Bruno Hoxha, i cili në dy sezonet e fundit ka qënë pjesë e Kukësit. Psi u testua nga stafi teknik, sulmuesi 21-vjeçar ka marrë miratimin e tyre për të qënë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Pas firmosjes së kontratës ai është prezantuar edhe zyrtarisht me fanellën e Apolonisë. Hoxha pritet të marrë peshën e sulmit fierak pas largimit të Andi Ribajt.

Julian Lluka gjatë prezantimit
Julian Lluka gjatë prezantimit

Por drejtuesit fierakë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë prezantuar edhe afrimin e tretë brënda një dite. Bëhet fjalë për mesfushorin Julian Lluka, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës. Ai është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Mërgjyshi dhe pritet të jetë i gatshëm për javën e parë të kampionatit. Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin e Apolonise.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.