Aquino: Pres oferta, dua Superioren

0
SHPËRNDAJE

Bruno Aquino, sulmuesi që u largua pak ditë më përpara nga ekipi i Laçit, aktualisht është një lojtar i lirë. Braziliani, në një intervistë për minuta90.com shprehet se dëshiron të rikthehet sërish në Shqipëri në qoftëse një ekip tjetër kërkon shërbimet e tij.
“Përpara pak ditësh, ndërpreva kontratën me konsensus nga ekipi i Laçit. Tashmë, jam një lojtar i lirë. Atëherë, në qoftëse kam oferta nga Shqipëria, pse të mos rikthehem në Kategorinë Superiore. Kam kaluar mirë te ju në Shqipëri, ku arrita të shënoj 3 gola”-theksoi Aquino.
Bruno Aquino, arriti të shënojë 3 gola në 15 ndeshje me Laçin, por braziliani nuk bindi drejtuesit kurbinas dhe trajnerin Ramadan Ndreu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.