Arapi: 20 minutat e fundit folën për ne

0
SHPËRNDAJE

skenderbeu-besiktas-macinin-ilk-yari-fotograflari-683118

Europa League/ Renato Arapi, ka qenë një nga më të mirët në fushën e blertë për Skënderbeun me disa ndërhyrje decizive. Ai ka komentuar për SuperSport ndeshjen duke qenë i kënaqur me shokët e skuadrës pranon forcën e kundërshtarit.  “Besoj se e nisëm lojën pak me frikë, luajtëm vertikalisht dhe nuk rezultoi e saktë. Kundërshtari na ndëshkoi në një munges përqendrimi. Në pjesën e parë nuk dolëm në lojën tonë. Edhe me zëvëndësimet e bëra loja mori ngjyra të tjera. U munduam shumë nga krahët, por se arritëm qellimin. Mendoj se ia kemi bërë hyzmetin deri në fund dhe na vjen keq që s’arritëm qëllimin.

Renato Arapi
Renato Arapi

Diferencat nuk janë të vogla, por mendoj se me kalimin e kohës do të përmirësohemi dhe të fitojmë eksperiencë. Ishte moment mos përqendrimi tek goli, sepse na kapën të hapur dhe të papërgatitur. Me këto ekipi, në këto nivele, një gabim i vogël të ndëshkon. Trajneri na kërkoi të dalim në lojën tonë në pjesën e dytë, sepse duhet të ndjekim fizionomin tonë. Mendoj se fraksionin e dytë e mbajtëm mirë topin, 20-minutat e fundit folën për ne. Qendërmbrojtës apo mbrojtës i majtë, ka tri vite që dëgjoj këtë pyetje. Por unë do të luaj aty ku do të të kërkoj ekipi. Se kam problem moshe si të luaj në krah dhe në qendër të mbrojtjes.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.