Arapi, shpërbërje e Skënderbeut apo paralajmërim i revolucionit?

0
SHPËRNDAJE

Renato Arapi
Renato Arapi

Në kampin korcat të gjithë janë mësuar se lojtarët gjeneralë si Orges Shehi, Sabjen Lilaj dhe jo vetëm, të mos largohen nga gjiri i kampionëve. Edhe pse skuadrat rivale gjithnjë janë munduar të “rrëmbejnë” këta lojtarë asnjëherë s’ja kanë arritur dickaje të tillë. Por duket se tashmë historia ka ndryshuar. Largimi tashmë i Renato Arapit është një kambanë  alarmi për Skënderbeun. Duke ditur faktin se ky lojtar ka disa vete rradhazi që nuk largohet nga Skënderbeu dhe është një njohës i mirë i situatës duke qenë një nga senatorët kuqebardhë (tashmë një ish), largimi i tij lidhet me dy faktorë.

Iris Selimi duke drejtuar lojtarët e Skënderbeut në stërvitje
Iris Selimi duke drejtuar lojtarët e Skënderbeut në stërvitje

Faktori i parë ka të bëjë me faktin se duke dituar situatën në brëndësi Arapi të jetë larguar si pasojë e shpërbërjes së Skënderbeut që mund të ndodhi pas vendimit të UEFA-s. Ndërkohë që faktori i dytë është mundësia e një revolucioni të paralajmëruar në kampin kuqebardhë, kur të gjithë lojtarët e ashtëquajtur të vjetër do të largohen, duke përjashtuar ndonjë rast të vecantë.

Skenderbeu duke festuar titullin kampion.
Skenderbeu duke festuar titullin kampion.

Sigurisht largimi i Arapit është i hidhur për tifozerinë korcare, por jo i pazëvëndësueshëm./Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.