Arapi zyrtarizon largimin, ja mesazhi i lamtumirës për Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE

Superiroja/ Pas nisjes për në Itali ku do t’i bashkohet Partizanit, mbrojtësi Renato Arapi ka zyrtarizuar edhe largimin nga Skënderbeu. Durrsaku kaloi plot 6 sezone të mrekullueshme tek korçarët duke fituar plot 6 tituj kampiom rradhazi ashtu si Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi.

Renato Arapi
Renato Arapi

Tashmë ai do të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ri, teksa pas largimit ka lënë këtë mesazh lamtumire për Skënderbeun duke treguar edhe arsyet e këtij vendimi:

“Doja të falenderoja përzemërsisht të gjithë qytetin dhe tifozerinë e Skënderbeut, bashkë me bordin drejtues për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë këture gjashtë viteve të mrekullueshme dhe plot lavdi. Vendosa që për arsye të mia familjare të shkëputem nga Skënderbeu dhe të vazhdoj aventurën në një ekip tjetër. Korça është dhe do mbetet gjithmonë shtëpia ime e dytë dhe nuk kam fjalë ta përshkruaj mirënjohjen për këtë qytet dhe për këta njerëz që më kanë dhënë shumë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.