Arben Çeliku largohet nga kombëtarja. I pakënaqur me ndarjen e shpërblimeve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

celiku
Ditën e djeshme mjeku i Kombëtares Shqiptare, Dr. Arben Çeliku, ka konfirmuar dorëheqjen e cila sipas tij ishte për arsye personale por sot është zbuluar e vërteta skandaloze.

Ndarja e shpërblimeve nga ana e FSHF-së, për të gjithë ata që ishin pjesë e kualifikueseve në Europianin e Francës; futbollistët, stafi teknik dhe ai mjekësor, ka krijuar pakënaqësi.

Sipas burimeve të ‘Telesport’ kjo ka qenë arsyeja kryesore që Arben Çeliku të largohej nga stafi mjekësor i kuqezinjve.

Të gjithë lojtarët qenë në dispozicion të trajnerit De Biazi, për të luajtur, gjë pas së cilës qëndrojnë disa profesionistë, me në krye mjekun Arben Çeliku.

Hatërmbetja, e konsideruar si mosmirënjohje nga Çeliku dhe kolegët e tij, ka ndodhur për shpërblimet e kualifikimit në Europian, jo për ato të pasfinaleve, të 1 milionë eurove, që qeveria shqiptare akordoi për kuqezinjtë.

Burime pranë kombëtares, të pranishme gjatë tërë rrugëtimit të saj në përgatitoren austriake, pastaj në Francë, thonë se mjeku i kombëtares, Arben Çeliku, e ka pohuar dorëheqjen e tij menjëherë pas finaleve të “Euro 2016” dhe ashtu doli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.