Arbër Zeneli, goli tjetër shqiptar në Holandë (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Arbër Zeneli është një tjetër lojtar shqiptar që po spikat në kampionatin holandez. 20 vjeçari që luan tek skuadrea e Heerenveen ka arritur të shënojë një gol me vlerën e 3 pikëve në ndeshjen e sotme që skuadra e tij fitoi në transfertë me Cambuur. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-1 falë golit të sulmuesit shqiptar, por i cili aktualisht përfaqëson Kombëtaren suedeze. Zeneli e nisi titullar këtë ndeshje duke zhvilluar një paraqitje shumë të mirë gjë të cilën e konkretizoi edhe me gol.

Arbër Zeneli
Arbër Zeneli

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultatin 0-0, ndërkohë që e dyta filloi menjëherë me gol. Në minutën e 48′ Arbër Zeneli do të shënonte golin e vetëm të ndeshjes duke i dhënë një fitore me vlera ekipit të tij që tashmë konsolidon pozitat në mesin e renditjes. Më pas sulmuesi shqiptar u zëvëndësua në minutën e 78′ nga trajneri i tij. Ky ishte goli i dytë për sulmuesin Zeneli në këtë edicion të Eredivize.

Goli i shënuar nga Zeneli

S'KA KOMENTE

Comments are closed.