Arbitra të huaj për finalen e Kupës?

0
SHPËRNDAJE

referees
Arbitra në një ndeshje ndërkombëtare

Nuk ka ende asgjë zyrtare por me shumë mundësi do të jetë një arbitër italian për finalen e Kupës së Shqipërise, madje bëhet fjalë konkretisht për arbitër nga Seria A packa se do të na duhet të presim për të mësuar emrin.

Finalja e sivjetme do të jetë një përsëritje e të vjetshmes, pra Kukësi-Laci, me kuksianët që janë kualifikuar për në Europa League përmes vendit të tretë në kampionat ndërsa një fitore e tyre do të fuste në Europë Teutën e vendit të katërt. Në anën tjetër, fitorja e Lacit do të ishte një ngadhënjim i dyfishtë pasi do të bënte përsëri të vetin trofeun si dhe do të priste biletën europiane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.