Arbitrat e ekipeve shqiptare në Europa League

0
SHPËRNDAJE
Loading...

309177_galeria_benfica_x_nacional_taca_ctt_grupo_b.jpg
Joao Carlos Santos Capela

Një norvegjez, një portugez, një slloven dhe një islandez, do të jenë nga këto 4 shtete arbitrat që do të gjykojnë ndeshjet e kthimit të skuadrave shqiptare në ruandin e parë kualifikues të Europa League. Uefa ka përcaktuar gjyqtarët e sfidave që do të zhvillohen të Enjten. Ditën për skuadrat shqiptare do ta nisë Teuta që në orën 16:45 do të sfidojë në Kazakistanin e largët skuadrën e Kairat Almaty-it, me shpresën për të përmbysur disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë. Takimi mes skuadrës kazake dhe “Djemëve do të Detit”, do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh norvegjezë, ku kryesor do të jetë Dag Vidar Hafsas. Ky i fundit ka gjykuar disa ndeshje në ruandet kualifikuese të kompeticioneve europiane si Champions League dhe Europa League dhe shquhet si një arbitër që nuk nxjerr shumë kartona.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për 41-vjecarin portugez Joao Carlos Santos Capela i cili do të vendosë drejtësi në sfidën e kthimit mes Rudar Pljevlja dhe Kukësit që do të zhvillohet në Gradski Stadion të Nikshiqit. Në shumicën e sfidave që ka gjykuar ky arbitër në ruandet kualfikuese të Europa League, Joao Capela ka nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq. Në këtë mënyrë verilindorët përvec se duhet të tentojnë kualifikimin duhet edhe të mos kryejnë shumë ndërhyrje të ashpra pasi mund ta pësojmë. Një slloven për Partizanin. Takimi mes Slovan Bratislavës dhe Senicës që do të luhet në orën 19 të së Enjtes do të gjykohet nga slloveni Mitja Zganec. Këtij gjyqtari në të kalurën i janë besuar më shumë sfida të Champions Leagues së të rinjëve. Përsa i përket ndeshjes së kthimit mes Cracovias dhe Shkëndijës së Tetovës, në këtë takim gjyqtar kryesor do të jetë islandezi Gunnar Jarl Jonsoon/ Sotir Kodra/Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.