Arbitrat në fokus!

0
SHPËRNDAJE

Ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore treguar shumë probleme në arbitrim. Në fillim ndeshja e Gjirokastrës midis Luftëtarit dhe Kukësit mbetet për tu parë nga specialistat momenti i penalltisë në favorin e Kukësit. Imami sipas kryesorit Klajdi Kola, pengohet në zonë. Në pamje të parë duket si një penallti e dhuruar, por më mirë t’ja lemë personave dhe organeve kompetente të analizojnë vertertësin e këtij aksioni.

Ndërkohë që edhe në Lac ka një penallti të dyshimtë në favorin e Teutës, teksa Cmajcanin pengohet në zonë dhe sipas kryesorit Enea Jorgji, ka 11-metërsh. Por edhe penalltia e Lacit ishte e dyshimtë.

Ndërkohë që një arbitrim korrekt dukej në Korcë nga Kridens Meta.

Arbitrat tashmë janë kthyer në protagonist me vendimarrjet e tyre. Ata janë shumë të kontestuar në këto ndeshje. Gjithsesi, për 2016 “mëkatet” e tyre kanë mbaruar. Të shohim cfarë do të na sjellë viti i ri 2017-të…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.