Arbitrat shqiptarë gjykojnë në Europë

0
SHPËRNDAJE

Arbitri Enea Jorgji gjatë një ndeshje në Europa League
Arbitri ndërkombëtar Enea Jorgji gjatë një ndeshje në Europa League

Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të marrin besimin nga instancat e UEFA-s teksa vazhdojnë të jenë të zgjedhur për të arbitruar në ndeshjet ndërkombëtare. Ajo kastë arbitrash e cila konsiderohet si elitare në vendin tonë do të jetë e impenjuar gjatë ndeshjeve miqësore që Kombëtaret A do të zhvillojnë këtë mesjavë, por edhe në ndeshjet eliminatore për U21. Katërshja e arbitrave ndërkombëtarë, Enea Jorgji (kryesor), Ermal Barushi (asistent), Egin Doda (asistent) dhe Lorenc Jemimi si arbitër i katërt do të gjykojnë ndeshjen miqësore Maqedoni – Bullgari e cila do të luhet në vendin fqinj.

Arbitri anësor ndërkombëtar Rejdi Avdo
Arbitri anësor ndërkombëtar Rejdi Avdo

Ndërkohë edhe katërshja tjetër ndërkombëtare do të jetë impenjuar në një ndeshje me më shumë rëndësi. , Bardhyl Pashaj (kryesor), Rejdi Avdo (asistent), Dojanto Myftaraj (asistent) dhe Kreshnik Cjapi si arbitër i katërt do të vendosin drejtësi në sfidën për eliminatoret Luxemburg U21 – Bullgari U21, ndeshje e cila do të luhet në datën 29 Mars në orën 18:30

S'KA KOMENTE

Comments are closed.