Arbnor Fejzullahi: Kreun e kapim ndaj Kukësit, titullin e fitojmë në Korçë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Në prag të ndeshjes së javës së 30-të të Superiores, të cilën Partizani do ta luajë në stadiumin “Selman Stermasi”, kundër Teutës së trajnerit Gugash Magani, ka dalë në konferencë për shtyp mbrojtësi i kuq, Arbnor Fejzullahu. Mbrojtësi ka shprehur rëndësinë e madhe që kanë shtatë sfidat e mbetura të kampionatit, duke veçuar përplasjen direkte me Kukësin dhe përmbyllësen me Skënderbeun, në Korçë. Sidoqoftë, përqendrimi dhe fokusimi momental duhet të jetë i tëri te Teuta.

A ishte një hap i gabuar për juve, barazimi ndaj Vllaznisë?
Unë mendoj se nuk është një hap i gabuar, duke parë që Vllaznia i mori pikë edhe Kukësit në shtëpi. Nuk ka ndodhur asgjë, ne vazhdojmë rrugën drejt titullit kampion.

Megjithatë, një shpërdorim mundësie mund të konsiderohet…
Ne kishim mundësitë tona, që po t’i kishim shfrytëzuar si duhet, do të kishim dalë me fitore nga transferta shkodrane me Vllazninë

A do të jetë ndeshja direkte me Kukësin, ajo që do të ndryshojë situatën në kreun e renditjes?
Të gjitha ndeshjet kanë vlerën e tri pikëve, prandaj duhet ta nisim nga Teuta, një kundërshtar i vështirë. Pra, t’i marrim kundërshtarët një dhe nga një, fillimisht durrsakët, pastaj derbin me Tiranën. Çdo ndeshje e mbetur ka rëndësi maksimale për ne, prandaj nuk mund të mendojmë që tani për përplasjen direkte me Kukësin. Personalisht kam besim se do ta fitojmë duelin direkt me Kukësin dhe do ta kapim aty vendin e parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.