Arbnor Fejzullahi: Partizani kampion vitin tjetër

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Arbnor Fejzullahi dhe Berat Gjimshiti, dy futbollistët e mirënjohur dhe shokë të ngushtë nga Lugina e Preshevës, e kanë shfrytëzuar pushimin e tyre të shkurtër për të ndjekur derbin shqiptar në Tetovë, mes Renovës dhe Shkëndijës (2-2). Të dy nuk kanë mundur t’iu shmangen mediave shqiptare, të cilat kanë shfrytëzuar rastin për t’i intervistuar. Fejzullahi tha se pritshmëritë e skuadrës ku luan kanë qenë për kampion të Shqipërisë. “Normalisht, ne ishim për kampionë, por futbolli është i tillë. Besoj se sezonin tjetër do ta fitojmë titullin. Kësaj here, edhe vendi dytë nuk ishte keq”, – deklaroi futbollisti i Partizanit. Për Fejzullahin, titulli kampion i fituar nga Kukësi ishte diçka e papritur në Shqipëri:

“Futbolldashësit nuk e kanë pritur që Kukësi të shpallet kampion. Të gjithë mendonin se do të triumfonte Partizani, ose Skënderbeu. Pra, ajo që bëri Kukësi ishte diçka e papritur në Shqipëri”. Fejuzllahi tha se i njeh mirë lojtarët e Kukësit, që janë nga Maqedonia, Izair Emini dhe Nijaz Lena, dhe se i ka shokë: “I njoh mirë të dy, Eminin dhe Lenën. Jemi takuar në Tiranë dhe kemi pirë kafe. I kam shokë dhe i njoh mirë”. Ai shtoi se së shpejti do të vijojë përgatitjet për në garat eliminatore të Ligës së Europës: “Tani mendojmë për Europën, të shohim sa mund të shkojmë larg. Në sezonin e ardhshëm, qëllimi ynë, siç e thashë edhe më lart, është titulli kampion”.

Nga Shkupi, RESHAT IBRAHIMI

S'KA KOMENTE

Comments are closed.