Arda show, “miqësore” titanësh në Mynih (video)

0
SHPËRNDAJE

Një natë për tu mbajtur mend për gjithë jetën ishte ajo e mbrëmshmja për turkun Arda Turan që pasi dha pasimin e shndërruar në gol nga Messi, shënoi tre herë vetë duke sigluar fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Borussia M’gladbach. Gjermanët gjithsesi e ruajtën vendin e tretë edhe pse Celtic arriti të befasojë në Manchester ndaj City duke marrë barazimin 1-1.

Në grupin D enigmat e kreut ishin zgjidhur me kohë por u luajt për spektatorin natyisht teksa Bayern mposhti 1-0 ekipin e Atletico Madrid me gol nga Lewandowski. Zhgënjeu ndërkohe PSV Eindhoven që me barazimin 0-0 në shtëpi ndaj Rostov i dha lamtumirën kupave europiane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.