Ardian Takaj: Ja cila është filozofia e Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Ardjan Takaj, në një lidhje live në emisionin “Zona Gol” ne SuperSport, u pyet mes shumë të tjerash edhe për ndeshjen me Partizanin, që tanimë në këto kushte nuk ka çfarë emri t’i vendosë.

“Nuk e di si mund ta quajmë ndeshjen me Partizanin. Ndeshja e fundit e kampionatit, nuk besoj të ketë diçka më tepër”.

“Do luhet, është ndeshja mes rivalëve. Nuk është se përcakton shumë”.

“Ka një vit e gjysmë që çfarë nuk dëgjoj. Ne ato që na janë kërkuar nga UEFA i kemi dorëzuar”.

Merkatoja ishte një nga temat për të cilat foli numri një i klubit korcar, teksa theksoi se ata punojnë për të shitur të rinjtë dhe kjo është rruga e zgjedhur për t’u ndjekur nga Skënderbeu.

“Skënderbeu i fazës së katërt, e keni parë që ka ndryshim, si në lojë dhe në cilësi. Ka hyrë në lojë Gavazaj, është përshtatur edhe Xhejms. Latifi ka qenë me një marsh më tepër, ndërkohë që kemi edhe të rinj si Gripshi dhe Reza Karimi. Skënderbeu kështu funksionon, i merr lojtarët e rinj, i përgatit dhe i shet”.

Në fund foli edhe për Kupën, trofe që u mungon korçarëve dhe do luftojnë ta bëjnë tyrin, duke tentuar të mundin Tiranën në finalen e 31 majit.

“Është një trofe që duam ta marrim. Nuk do toleronim as nëse do shpalleshim kampionë. Arbitra të huaj? Nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të mos jenë tendenciozë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.