Ardit Hila : Teuta mund të arrijë finalen e Kupës

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Shqipërisë / Teuta do të kërkojë finalen e Kupës së Shqipërisë. Mesfushori i skuadrës durrsake, Ardit Hila premton se ekipi do të luftojë për të kthyer disavantazhin e sfidës së parë duke karikuar skuadrën e tij në prag të kësaj sfide që ai e cilëson si më të rëndësishmen e sezonit.

24-vjeçari i lindur në Elbasan e pranon se 90 minutëshi i kthimit do të jetë shumë i vështirë prej faktit se Teuta nuk arriti të shënonte të paktën një gol në ndeshjen e parë, por shton se trajneri Magani ka ndërtuar një strategji të qartë.

Në fund të intervistës, mesfushori i skuadrës durrsake e pranon se Teuta ndodhet në një moment delikat pasi nuk duhet harruar as beteja e mbijetesës në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.