Ardit Hoxhaj: Firmosa humbjen me duart e mia

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Ardit Hoxhaj nuk kaloi një sezon të lehtë këtë vit dhe një gjë të tillë, sulmuesi i talentuar nga Vlora e pranon vetë përmes një postimi në Instagram.

Ish-kapiteni i Bylisit, në verën e vitit 2016-të firmosi me Skënderbeun, por trajneri Agostineli nuk i dha hapësirat e nevojshme.

Një eksperiencë, që Ardit Hoxhaj e quan si gabim, i detyruar për të mos humbur fare, por sipas tij, humbjen e kishte firmosur me duart e tij duke shkuar te Skënderbeu.

Në merkaton e janarit, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë firmosi me Korabin, ekip që ra nga Superliga.

Këtë eksperiencë të dytë brenda një sezoni, futbollisti vlonjat e përshkruan si një zgjedhje duke ndjekur zemrën, edhe pse shprehet se në mendje e dinte se ishte duke vepruar gabim, ndërsa edhe zemra e tradhtoi.

“Një vit shumë i vështirë! Duke zbritur nga lart-poshtë.

Në fillim isha i obliguar të gaboja për mos të humbur fare, pa e ditur se humbjen e kisha firmosur me duart e mia.

Herën e dytë gabova duke ndjekur zemrën dhe pse në mendje e kisha të qartë gabimin, ja që dhe zemra më tradhtoi këtë herë.

Dua të falënderoj Allahun që sot jam i gatshëm për të bërë këtë vit më mirë”, shkruan Ardit Hoxhaj në Instagram.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU