Ardit Hoxhaj për minuta90.com: Kërkoj falje për penalltinë e humbur

0
SHPËRNDAJE
loading...

Ardit Hoxhaj pati mundësinë më të mirë që të kalonte në avantazh Korabin në transfertën me Luftëtarin, por sulmuesi vlonjat nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk arriti të shënonte.

Meritë për këtë kishte edhe portieri Shkëlzen Ruçi, që arriti ta neutralizojë goditjen e sulmuesit, që me anë të një komunikimi me minuta90.com u kërkon falje tifozëve dhe shokëve të skuadrës, ndërkohë që shpreson që Korabi të luajë në Peshkopi dhe të sigurojë mbijetesën në elitë.

“Dua që t’u kërkoj falje gjithë tifozave nga Dibra për penalltinë e humbur pasi ishte ajo që na penalizoi, dua t’i kërkoj falje shokëve të ekipit që dhënë shpirtin në fushë. Dua t’i kërkoj falje dhe stafit teknik, me në krye trajnerin Gerdi Haxhiu.

Por njëkohësisht dua dhe t’i falënderoj për mbështetjen të gjithë bashkë do bëjmë maksimumin për të arritur objektivin tonë madhor. Shpresojmë të kthehemi në shtëpinë tonë, pra në Peshkopi dhe të kthehemi te fitoret, që nga ndeshja e radhës ndaj Vllaznisë”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Korabit, Ardit Hoxhaj, i cili bëri edhe një auto-kritikë për veten e tij me anë të llogarisë së tij në “Facebook”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.