Ardjan Takaj, krenar për këtë skuadër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kualifikimi për në turin tjetër nuk e ka fshehur gëzimin e të gjithëve në kampin korçar. Edhe pse Skënderbeu u mposht me rezultatin 3-2, fitorja në ndeshjen e parë 4-1 u jep të drejtë korçarëve të festojnë. Edhe presidenti Ardjan Takaj nuk mund të qëndronte pa dhënë deklaratën e tij pas përfundimit të ndeshjes:

image
“Çfarë emocionesh, ja dolëm me 10 lojtarë. Bravo djemve. Pas kartonit të kuq të Arapit u tremba pasi u komplikua gjithçka. Absolutisht që jam krenar për skuadrën time pasi kemi luajtur pothuajse gjatë gjithë ndeshjes me 10 lojtarë. Ja dolëm dhe treguam që jemi skuadër e madhe me objektiva madhorë.”- u shpreh presidenti Takaj.

Gjithashtu mësohet se njëshi i klubit bardhekuq ka vendosur edhe një shumë të majme premio nëse ekipi kualifikohet për në turin tjetër. Shifra mendohet të jetë rreth 500 mijë euro, në rast se Skënderbeu do të kalojë me suksese edhe sfidën me Milsami Orhei.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.