“Arena Kombëtare” bëhet çështje politike

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Një ditë pasi Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka prezantuan projektin e ri të stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” i cili që do të quhet “Arena Kombëtare” ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike. “Plani më i madh korruptiv i klienteve të tij, është kjo qendër e madhe biznesi në stadium”, tha PD. “Mirëfilltazi kemi të bëjmë me një aferë financiare, dhe jo me një arenë sportive”, vijoi zedhenesja e PD. Sipas opozitës, projekti është bërë në mungesë të plotë transparence e konsultimi publik. “Edi Rama ka bërë fakt të kryer projektin e tij për të zaptuar bashkë me miqtë dhe klientelën e vet zonën historike dhe monumentale, ndër më të shtrenjtat e fitimprurëset në Tiranë, me dyqane, beton e hotel”, tha PD

imagePjesë nga deklarata e opotizës
“Partia Demokratike e pati lajmëruar dhe denoncuar këtë skemë korruptive që me 24 janar të këtij viti. Por në fshehtësi të plotë Edi Rama ka vazhduar me këtë plan antisportiv në fakt, që futbollin e ka si mbulesë për pazarin e madh me qendrën tregtare. Partia Demokratike lajmëron edhe një herë të interesuarit bankat dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij aksioni korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anulojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit”, ishte deklarata e Partisë Demokratike.


 

Ndërkohë Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe një qytetari që komentoi në fotot e projektit të stadiumit “Arena Kombëtare”, të publikuara në faqen e tij.
Në fakt, qytetari kishte shkruar një koment ironik, duke e cilësuar stadiumin si një pallat.

Rama dhe Duka gjatë prezantimit të projektit
Rama dhe Duka gjatë prezantimit të projektit

Ku rezervohen apartamentet te ai pallati, tani apo pasi të ndërtohet?!”– shkruante qytetari poshtë fotos së stadiumit, ndërsa kryeministri Rama iu përgjigj: “S’është pallat me apartamente, po ti lexo më shumë e jep mend më pak”, teksa pas këtij komenti qytetari nuk lejohej më të komentonte në faqen e kryeministrit.


 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.