“Arena Kombëtare”, presidenti Duka zyrtarizon datën e punimeve

0
SHPËRNDAJE

Pas Elbasan Arenës dhe Loro Boriçit në Shkodër që është drejt përfundimit, tashmë është gjithçka gati për ndërtimin e impiantit më të ri në Shqipëri: Arena Kombëtare, e cila do të zëvendësojë ekzistuesin “Qemal Stafa”. Më 21 Prill, Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë projektin e stadiumit modern në kryeqytet, ndërsa firmosja e kontratës do ti hapë rrugë nisjes së menjëhershme të punimeve.

Armand Duka: “Javën e ardhshme, pra më 21 Prill Federata Shqiptare e Futbollit do të bëjë edhe prezantimin e projektit të ri të stadiumit në Tiranë. Nisja e punimeve? Në prezantim do të bëhet edhe firmosja e kontratës dhe punimet do të nisin menjëherë, një ose dy ditë pas finalizimit të marrëveshjes.”

imagePresidenti i FSHF-së, sqaroi edhe zërat rreth trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi, duke zbuluar edhe bisedën me vetë drejtuesin e stolit kuqezi.

Armand Duka: “Gjëja e vetme e rëndësishme është që të gjithë të mendojmë vetëm për Euro 2016, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë, të jemi të gjitha bashkë të mobilizuar për të luajtur dhe festuar në këtë ngjarje për të gjithë shqiptarët. E ardhmja e De Biasit? Kam biseduar me De Biasi-n dhe ai më ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me federatën italiane.”

Armand Duka
Armand Duka

Në fund, presidenti Duka foli edhe për kampionatin, me garën për titull në Kategorinë Superiore që është e hapur.

Armand Duka: “Futbolli është një garë dhe nuk është si opera apo teatri. Kjo bën që çdo fund-gare të ketë problemet e veta, ashtu si ka pasur gjithmonë. Por, vit pas viti në Shqipëri ka më tepër respekt për kundërshtarin dhe më shumë skuadra e pranojnë rezultatin. Në fund, dikush del i pari dhe dikush i fundit, e duhet që gjithkush ta pranojë rezultatin dhe besoj se do ta pranojnë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.