Arrestohet në Itali për drogë ish-futbollisti shqiptar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gt
Guido Tepshi

Një futbollist shqiptar në pranga? Këtë raportojnë mediat italiane, por në fakt s’është plotësisht e vërtetë. Pikërisht në lajmin e 19 arrestimeve që janë kryer sot në Firence me rastin e një operacioni të quajtur “Ricarica 2013” në lidhje me organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës, përmendet edhe fakti se mes të arrestuarve është edhe një shqiptar.

arrst
Gazeta “La Nazione” shkruan se “mes të arrestuarve është edhe një futbollist shqiptar që luan në Serinë A shqiptare. I biri 24-vjeçar i një biznesmeni shqiptar i indikuar si bosi i organizatës në fjalë. I diplomuar në juridik, 24-vjeçari në një përgjim telefonik është dëgjuar se ka pasur ndërmend të hyjë në polici dhe më pas të bëjë një konkurs për t’u bërë prokuror”. Në fakt bëhet fjalë për Guido Tepshin, i cili në realitet është një ish-futbollist që ka luajtur në të kaluarën me skuadra si Lushnja, Teuta, Apolonia e Kastrioti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.