Argjentina, goleadë edhe duke luajtur me skemën eksperimentale me dy mbrojtës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Argjentina siguroi një fitore të lehtë 6-0 në miqësoren e sotme ndaj Singaporit, duke vazhduar ecurinë pozitive të trajnerit Jorge Sampaoli në drejtimin e saj. Golat nga Federico Fazio, Joaquin Correa, Angel Di Maria, Lucas Alario dhe debutuesit Alejandro Gomez dhe Leandro Paredes, i dhanë argjentinasve suksesin në këtë ndeshje ku trajneri Sampaoli vendosi një formacion të çuditshëm eksperimental 2-3-4-1.

Skuadra argjentinasi luajti me një formacion ku në fakt kishte në fushë 7 lojtarë me tipare sulmuese që nga fillimi dhe kjo u pa qartë në 25 minutat e para ku kishte një mbajtje topi prej 85%. Paredes debutoi me një paraqitje të rrallë, ku me 13 prekje topi arriti të shënonte gol, jepte asist dhe të godiste shtyllën.

Ndërkaq, goli më spektakolar i mbrëmjes ishte i mesfushorit Di Maria, i cili shënoi me thembër në fundin e takimit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.