Argjentina pa Messin ? Kombëtaret kundërshtare anullojnë miqësoret

0
SHPËRNDAJE

messi

 

Pa Lionel Messin asgjë nuk është e njëjtë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Këtë gjë e vërtetojnë dy kombëtaret e Honduras dhe Meksikës të cilat kanë anulluar dy miqësoret me Argjentinën në program më 5 dhe 8 shtator për arsye se “Pleshti” nuk do të thirret nga trajneri Tata Martino. Duke bërë dy llogari, dy federatat ajo e Hondurasit dhe ajo Meksikane e kanë quajtur të tepërt shumën prej 1 milionë dollarësh të kërkuar nga federata Argjentinase për organizimin e miqësoreve. Veç kësaj kanë ndikuar edhe skandalet e organizatorëve argjentinas të shoqërive “Torneos” dhe “Full Play” të cilat janë nën hetim për korrupsion. Duke parë gjendjen aktuale dhe mungesën e Leo Messit vetëm Bolivia ka pranuar të luajë me Argjentinën por për një shumë prej 450 mijë dollarësh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.