Argjentina shpëton nga humbja në fund (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ka qenë një ndeshje disi e çuditshme miqësorja e luajtur në orët e vona të së martës në Teksas të Shteteve të Bashkuara midis Meksikës dhe Argjentinës në prani të mbi 82 mijë shikuesve, ndeshje e cila edhe pse u dominua përgjithësisht nga Argjentina, ishte Meksika ajo që deri në ’85 kryesonte me rezultatin e pastër 2-0 me gola të Javier Hernandez (Çiçarito) dhe Hector Miguel Herreras.

Atëherë kur dukej se Argjentina do të pësonte humbjen e parë pas 10 ndeshjesh, nisi kthesa. Në fillim është portieri meksikan Munoz që bën një dalje të pastudiuar duke i lejuar Lavezzit të pasojë për Agueron që me portë bosh shkurton në 2-1, kjo në ’85. Katër minuta më vonë, është Messi që deri në ato momente nuk i ishte dëgjuar fare zëri, që kontrollon mirë topin e pasuar nga Aguero, dhe godet saktë për të sigluar barazimin përfundimtar 2-2.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.