Argjentina vë në rrezik kualifikimin për në botëror

0
SHPËRNDAJE


Rusi 2018/ Ka vite që rrezikon dhe herët a vonë do digjet. Argjentina barazoi sot në orët e para të mëngjesit ndaj Venezuelës, 1-1, në një sfidë ku fitorja ishte opsioni i vetëm.

Leo Mesi sërish u duk i vetmuar, pa lidhje me një skuadër mediokre e pa ide. Dibala e Ikardi ishin zhgënjyes dhe duket qartë që nuk e bëjnë dot liderin në kombëtare, aty presioni është maksimal.

Venezuela bëri gjithçka, sepse shënoi në kundërsulm sapo nisi pjesa e dytë dhe pak më vonë shënoi autogol.

Dominim pa vlerë nga Argjentina, që tashmë mbetet në zonën play-out, duke u kaluar edhe nga Peruja, që fitoi mbrëmë në transfertë.

Fati i madh i Argjentinës është që Kolumbia barazoi 1-1 me Brazilin dhe mbi të gjitha Kili u mund bujshëm 1-0 në Bolivi. Fituesi i madh ishte Uruguai, që kaloi 2-1 në Paraguai.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.