Arjan Peço në stolin e Bazelit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Pas shumë lojtarëve shqiptarë në përbërje, te Bazeli tani kanë filluar të bëhen pjesë e ekipit edhe trajnerë shqiptarë. Nga sezoni 2017/2018, ekipin e Bazelit U21 do ta drejtojë Arjan Peço, i cili deri më tani ka drejtuar ekipin e U18 në klubin kampion të Zvicrës.

Drejtuesit e Bazelit kanë vendosur të bëjnë një qarkullim të trajnerëve dhe Peço është i zgjedhuri për të marrë drejtimin e Bazelit U21 dhe të rrisë brezin e lojtarëve për të kaluar më pas në ekipin e parë.

Ndërkohë, trajneri i U18 ka do të jetë Alex Frei i cili u kthye në janar 2016 si trajner i U15 për Bazelin për të vazhduar më pas punën e lënë nga Peço.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.