Arjan Sheta i bashkohet Teutës në Bullgari

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Pasi ndjeu vërtet rrezikun e rënies një kategori më poshtë, Teuta e ka marrë seriozisht këtë sezon që po afron. Pas disa afrimeve cilësore në skuadër, trajneri Magani tashmë do të ketë nën urdhërat e tij edhe mbrojtësin Arjan Sheta. Mbrojtësi tiranas është bashkuar me ekipin durrsak në Bullgari, atje ku djemtë e detit po zhvillojnë fazën përgatitore. Sheta rikthehet tek Teuta pas dy sezonesh të kaluara tek Laçi, dhe padyshim që është një vlerë e shtuar për këtë ekip. Tashmë duket se me afrimin mbrojtësit shtatlartë, çështja e prapavijës duket e mbyllur për Teutën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.