Arlind Kalaja ka një dedikim për golin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Arlind Kalaja ishte heroi i ditës së sotme në Shkodër teksa me golin e tij i dhuroi një fitore me shumë vlera ekipit të Vllaznisë ndaj kampionëve të Skënderbeut. Sulmuesi i talentuar shkodran vazhdon të jetë pika e referimit e sulmit kuqeblu këtë sezon duke shënuar edhe golin deçizivë në ditën e sotme, ku padyshim kënaqësinë që ka përjetuar sot nuk e ka ndjerë në ndonjë ndeshje tjetër. Kalaja me golin e tij i ka rezervuar edhe një debutim me fitore trajnerit të ri, Armando Cungu. I kontaktuar nga “Minuta90.com” sulmuesi Kalaja u shpreh i lumtur që arriti të shënojë një gol me kaq vlera për ekipin e tij. Për golin e sotëm ai ka një dedikim të veçantë, por gjithashtu shpreh edhe synimet që ka tani e në vazhdim, ku premton maksimumin për fanellën e Vllaznisë. Ja fjalët e njeriut të momentin në Shkodër:

Arlind Kalaja
Arlind Kalaja

“Pas këtij goli ndihem mjaft mirë, i lumtur dhe i motivuar. Është diçka e bukur të shënosh kundër Skënderbeut dhe t’i japësh ekipit tënd një fitore. Tani dua të mos ndalem më dhe të vazhdoj të jap maksimumin për këtë fanellë që mbaj veshur. Synimi im është të luaj mirë për Vllazninë, por edhe të rikthehem në Kombëtaren U21 të Shqipërisë. Përsa i përket golit kam një dedikim të veçantë. Ai i dedikohet familjes time dhe gjithë Shkodrës”, ishin fjalët e sulmuesit të talentuar Arlind Kalaja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.