Arlind Nora: Dua të bëhem trajner

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Ish sulmuesi i njohur Arlind Nora prej pak vitesh e ka lënë futbollin e luajtur, ndërkohë që për pak kohë këtë sezon ishte pranë klubit të Laçit në rolin e drejtorit sportiv.

Miqësia e tij me presidentin Laska bëri që ish-sulmuesi të ndihmonte sadopak në merkaton e janarit, ndërsa më pas rrugët u ndanë sërish dhe Nora objektivin kryesor ka që të bëhet trajner.

Këtë e thotë edhe në një intervistë që ka dhënë për “Panorama Sport”, ndërkohë që zbulon se është në bisedime me një ekip të Superiore për të marrë rolin e drejtorit teknik, por nuk zbulon emrin.

“Për momentin jam në bisedime me një ekip të Kategorisë Superiore në pozicionin e drejtorit teknik. Megjithatë, ëndrra ime është trajnimi, ndaj dhe po ndjek kurset e nevojshme që t’i futem trajningut. Për aq kohë sa futbollin e shoh si profesionin tim, ky sport është kthyer në pjesë të pandashme të përditshmërisë sime”, ka thënë ndër të tjera Nora.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.