Armand Duka: Do të ketë “furtunë” në sektorin e arbitrimit

0
SHPËRNDAJE


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka paralajmëron furtunë në sistemin e arbitrimit. Gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në kuadër të nismës për ndërtimin e akademisë së arbitrimit, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u dha një mesazh të qartë gjyqtarëve që me gabimet e tyre të qëllimshme kërkojnë të paravendosin rezultatin e ndeshjeve, duke mos përjashtuar “bilbilat” e FIFA-s. Kjo deklaratë e Dukës vjen në kulmin e polemikave për të ashtëquajtura gjykime tendencioze nga disa presidentë klubesh.

Duka u siguroi pjesëmarrësve në kampionat se në fund të garës fituesi nuk do të përcaktohet kurrsesi nga vendimet e arbitrave.

Por presidenti i FSHF-së nuk ngurroi t’i ftonte të gjithë aktorët e futbollit që të krijojnë një klimë më pozitive ndaj gjyqtarëve.

Në fund, Duka u pyet edhe për letrën anonime nga Shqipëria drejtuar federatave europiane, kundër kandidimit të tij për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, duke siguruar se ndikimi i saj në rezultatin e votimin ka qenë zero.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.