Armand Duka hedh dritë mbi “çështjen Skënderbeu”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një bashkëbisedim me mediat, foli edhe për çështjen Skënderbeu.

“Skënderbeu është analizuar dhe pezulluar nga Komisioni i Disiplinës dhe Apelit në UEFA. Ata u dënuan dhe çështjet e që kalojnë në KAS nuk kanë më diskutime. Vendimi i KAS-it, lë një lloj shtegu hapjen e dënimeve disiplinore. Gjithë bota e futbollit merr raporte nga monitorimi i tregut të basteve. Kur % më e madhe e basteve është e suksesshme, konsiderohet e dyshuar, shumë e dëshiruar dhe sipas nivelit e manipuluar. Për sa kohë KAS pranoi vendimin ndaj Skënderbeut, atëherë këto raporte konsiderohen prova. Kjo pastaj është çështje juridike. Sa kohë në raport ka ndeshje të kampionatit tonë, atëherë Etika po vijon e punon. Ka në gjithë botën ekipe me të tilla raporte. Etika mblidhet sot, por nuk di nëse do të marrë një vendim. UEFA deri më sot nuk ka nisur një çështje disiplinore dhe nuk di nëse do ta bëjë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.