Armando Duka: Jam i lumtur, më në fund drejtësi për Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shqipëria/ Nuk ka mbetur pa dhënë deklaratën e tij për edhe presidenti i FSHF Armando Duka. Në një dalje për mediat, numri 1 i futbollit shqiptar shprehu kënaqësinë për këtë vendim: “Natyrisht jam mjaft i lumtur ashtu si çdo shqiptar tjetër për marrjen e tre pikëve. Më në fund u gjend drejtësia që ne meritonim. Është një vendim mjaft i rëndësishëm, pasi sot triumfoi drejtësia, dhe fitoi futbolli. Drejtësia vërtetoi atë gjë që thamë ne, se e meritonim padyshim këtë gjë. Sot fitoi futbolli shqiptar, por edhe ai serb, pasi çdokush duhet të mësojë si të sillet në fushën e blertë, dhe e përsëris që nga ky vendim nuk ka të humbur, por vetëm të fituar. Tani jam tepër i emocionuar dhe i lumtur gjithashtu, madje mund të them se jam edhe i kënaqur që shpenzimet e gjyqit do të paguajë federata serbe. Dua të shtoj se për këtë vendim nuk kam patur asnjë informacion.”

image
I pyetur nga gazetarët për faturën financiare rreth këtij gjyqi, presidenti Duka u shpreh: “Është një shifër e papërfillshme përpara atij gëzimi që po ndjen çdo shqiptar në këto çaste. Para kësaj lumturie që po ndjejmë tani, nuk ka asgjë më të shtrenjtë qoftë edhe për paratë. Tani jemi shumë pranë kualifikimit, por ende asgjë nuk ka përfunduar. Kemi për të luajtur edhe katër ndeshje, dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ne mund t’i fitojmë por edhe mund t’i humbasim të gjitha. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Përsa i përket lënies ne fuqi të vendimit të Uefa-s për gjobën prej 100.000 mijë eurosh, Duka deklaroi: “Ky dënim mbeti në fuqi, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e gjeti fajtore Shqipërinë përsa i përket dronit. Këtë vendim e ka lënë të pandryshuar dhe ne do të paguajmë këtë gjobë, duke marrë përgjegjësitë tona. Përsa i përket refuzimit tonë për t’u futur në fushën e lojës, kjo gjykatë nuk ka gjetur asnjë përgjegjës, dhe kjo akuzë ka rënë poshtë.”

Presidenti i FSHF-së gjithashtu foli edhe për ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi: “Është koha që ne t’i japim një mesazh të gjithëve. Do të mirëpresim si miq ekipin serb, dhe lojtarët serbë do t’i presim si lojtarë për të zhvilluar një ndeshje futbolli. Ne do të bëjmë maksimumin për t’a kthyer në festë ate ditë.”

Në mbylljen e deklaratës për mediat, Duka foli edhe për rinovimin e trajnerit De Biazi: “Trajneri Gianni De Biazi ka një kontratë me ne deri në qershor të vitit 2016, që ëshgtë edhe koha kur përfundon kampionati europian në Francë. Ka shumë kohë deri atëhere, por një gjë është e sigurt, nëse ne shkojmë ne “Francë 2016″ De Biazi do të jetë me ne.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.