Armando Cungu: Do të kërkojmë me patjetër të shënojmë një gol në Durrës

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Shqipërisë/ Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ka folur pas ndeshjes me Teutën në emsionin “Gol Pas Goli”, ku Vllaznia arriti të fitonte me rezultatin 1-0. Trajneri shkodran u shpreh për mikrofonin e Supersport:

“Fitorja të gëzon gjithmonë. Në pamje të parë duket i kënaqshëm. Megjithatë dua të them që s’do të thotë asgjë. Kemi ndeshjen e kthimit dhe skuadra durrsake është përforcuar shumë.

Kur humb, fillojnë pakënaqësitë që nuk duhet t’i izolosh. Vetë specifika e Kupës do pak kujdes. 10 minutëshi i parë nuk ishte i mirë, por ne e morëm veten pastaj.

Bakaj për t’i bërë reklamë unë, s’ka nevojë. Ai është një përforcim mjaft i rëndësishëm për ne. Megjithatë ai nuk është në 100 % e tij. Hija e tij në fushë do të thotë shumë për ne, por edhe për kundërshtarin.

Kishim mundësi për ta dyfishuar rezultatin, por siç thatë dhe ju Teuta ka ndryshuar shumë. Është një ekip që preson lart dhe sigurisht duhet të mbrohesh mirë. Do të kërkojmë me patjetër të shënojmë një gol në Durrës”, ka përfunduar Armando Cungu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.