Armando Cungu me “dhembje koke” para Bylis

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Vllaznia ende nuk po arrin të gjejë qetësinë e nevojshme edhe pas dy fitoresh rradhazi. Pas stabilizimit disi në renditje ku është shkëputur nga Bylisi që mban vendin e parafundit, shkodranët tashmë po përballen me problemet e mungesave. Vllaznia do të përballet pikërisht me ballshiotët në këtë fundjavë në një duel për jetë a vdekje në luftën për mbijetesë. Trajneri Armando Cungu është bërë me “dhembje koke” para një sfide maq deçizive duke parë gjëndjen e skuadrës së tij.

Arbri në duel me Krasniqin
Arbri në duel me Krasniqin

I pari në listën e mungesave është mbrojtësi Polizoi Arbri. Beratasi nuk po kalon një gjendje të mirë dhe pritet të mungojë edhe për disa ndeshje të tjera. Mungesa të tjera kryesore janë edhe ato të Hakajt, Dibrës dhe Çinarit. Mbrojtësi Hakaj u dëmtua në përballjen ndaj Tiranës teksa në çastet e fundit të ndeshjes ndjeu dhembje duke bërë që të mos jetë i gatshëm për takimin e rradhës. Ndërkohë që sulmuesi Arenc Dibra pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Tërbunit, teksa tentoi të aktivizohej përballë Tiranës por më pas u zëvëndësua në minutën e 10′-të.

Vllaznia në stërvitje
Vllaznia në stërvitje

Mesfushori Erald Çinari është duke vuajtur pasojat e një dëmtimi të vjetër dhe për këtë arsye pritet të mungojë ndaj Bylis, ndërkohë mbrojtësi Gurishta ndodhet ende në fazën e rekuperimit pas goditjes së rëndë që mori në ndeshjen ndaj Laçit. Këta lojtarë nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Bylis, duke bërë që Vllaznia të shkojë e “cunguar” në Ballsh

S'KA KOMENTE

Comments are closed.