Armando Duka: Ja si do veprohet me biletat ndaj Serbisë

0
SHPËRNDAJE

Pas lajmit të publikuar nga mediat serbe se në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi nuk do të lejohen tifozë shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë në stadiumin “Elbasan Arena”, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar në një prononcim për gazetën ‘Shqiptarja.com’ duke mohuar gjithçka.
image
“Nuk është e vërtetë, në stadium do të vijë çdo shqiptar. Të njëjtat kushte që do të jenë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do të jenë edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera” shprehet presidenti i qeverisë së futbollit shqiptar duke mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat serbe.

Ndeshja do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie, pasi në stadium do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç me Ramën”, tha kreu i FSHF-së.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.