Armando Duka mbron trajnerin De Biasi dhe sqaron fondin e solidaritetit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

duka-biasi-411x226Kombëtarja, çështja e Fondeve të UEFA për klubet, dosja Flamurtari, vendimi i tifozëve kuqezi, kontrata me “Loro Boriçin”, dhe drafti i ligjit për sportin ishin çështjet kryesore për të cilat presidenti i FSHF Armando Duka përcolli mbrëmë në studion e emisionit Ora-Skaner.

Për kreun e FSHF, sulmi ndaj trajnerit të Kombëtares nuk ben sens. Për presidentin Duka, Shqipëria ka një trajner shumë të mirë.

“Ka segmente të caktuara që më shumë për arsye xhelozie kërkojnë të dëmtojnë sesa të kritikojnë dhe për të shkuar para. Unë me trajnerin De Biasi nuk bëj dashuri kam marrëdhënie pune. Pas ndeshjeve ka raste që i jap të drejtë vetes, por në shumicën e rasteve nuk kam pasur të drejtë unë, por ai dhe këtë ia kam thënë. Ai është një trajner profesionist, që ka dhënë për këtë ekip, ka dhënë gjëra të mira dhe ç’ka është më kryesore ka kontribuar dhe ka vënë një tullë të rëndësishme në ndërtimin e këtij institucioni që quhet ekipi kombëtar”.

Penalizimi i Flamurtarit për shkak të mosshlyerjes së debive, nuk do të ketë aministi, për sa kohë klubi nuk gjen akord me lojtarët. Duka nuk tërhiqet dhe jep një tjetër apel.

“Janë vetë futbollistët e Flamurtarit që kërkojnë në Federatë të drejtën e tyre. Vetë klubi, drejtuesit. Të bëjnë akord. Federata nuk ka pse të merret me këtë çështje. Ka mbaruar ajo kohë”.

Por, cila është e vërteta sipas presidentit Duka në lidhje me të ardhurat që vijnë nga UEFA për klubet shqiptare? Sipas tij klubet kanë përfituar çdo vit nga to.

Nuk ka asnjë rast, asnjë vit që llogaritë e Federatës të kenë qenë sekret”.

Një rrëfim i gjatë nga Duka për shumë çështje të cilat ishte momenti për të marrë një përgjigje. Kryesisht mbi klimën në ekipin Kombëtar dhe afër trajnerit, ku në këtë pikë presidenti doli në suport të plotë karshi xhelozisë kritike të pas Izraelit.

Më poshtë, është edhe intervista e plotë e presidentit të FSHF, Armando Duka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.