Armando Duka: Nuk firmos për barazim kundër Italisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në ceremominë e organizuar në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë, ku trajneri Gianni De Biasi u nderua me Cmimin e “Urdhërit të Yllit të Italisë”, i cili iu dorëzua numrit 1 të stolit të kombëtares shqiptare nga ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. Ky i fundit falenderoi presidentin e Italisë Sergio Matarella për cmimin që i akordoi trajnerit De Biasi, si dhe ambasadën italiane në Shqipëri, ndërkohë që më pas në mikrofonin e Supersport u ndal të fliste për ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, pikërisht për duelin ndaj Italisë që do të zhvillohet në Palermo në muajin Mars.

” Cdo takim duhet të përgatitet mirë pavarsisht se cili është kundërshtari që ke përballë. Duhet të vlerësojmë maksimalisht cdo kundërshtar, por jo ta mbivlerësojmë ose nënvlerësojmë atë. Kundërshtari i rradhës është Italia, të gjithë e njohin Italinë, na pret një ndeshje e vështirë, por ne po përgatitemi mirë dhe unë uroj që të marrin një rezultat pozitiv ndaj Italisë”.

Duka nuk firmos për një barazim por shpreson që Shqipëria të bëjë një paraqite pozitive në duelin ndaj Italisë.

“Do të jem shumë i kënaqur nëse do të luajmë mirë, do të kënaqim spektatorët pastaj rezultati nuk varet vetëm nga kjo, na duhet edhe pak fat”.

Përfaqësueset e moshave, ato të 19-vjecarëve dhe 21-vjecarëve kanë ndryshuar trajner sëfundmi teksa në stol janë ulur dy nga nga sulmuesit më të mirë në historinë e kombëtares kuqezi, Erjon Bogdani dhe Alban Bushi. Presidenti i Federatës beson te këta dy emra dhe është i bindur se Shqipëria do të ketë një të ardhme të madhe, pasi talentet nuk i mungojnë.

” Unë mendoj se e ardhmja e Shqipërisë është e mirë. Në ekipet e moshave, Bushi dhe Bogdani po punojnë mirë. Ata të dy i kanë dhënë shumë ekipit kombëtar, dhe tani po përpiqen të përcjellin filozofinë e tyre te lojtarët e rinj. Po u përcjellin atyre idetë por edhe vlerat e tyre, po përpiqen të jenë mësues por edhe edukatorë të mirë për futbollistët e rinj. Unë besoj se do tia dalin”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.