Armando Duka: Shqipëri-Izrael, në Elbasan vetëm për siguri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

armando-duka

Siguria është bërë shkak që ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit të mos luhet në Shkodër. Konfirmimi vjen nga presidenti i FSHF, Armando Duka i cili thotë se për kushte jo sportive UEFA ka përcaktuar si stadiumin “Elbasan Arena”, ku do të luhet kjo ndeshje.

I pyetur nëse frika qendron tek aktet terroriste dhe nëse ka patur ndërhyrje të Shërbimeve Sekrete, Duka preferon të mos përgjigjet drejtpërdrejtë duke i quajtur sërish kushte jo sportive.

Tashmë është fakt i kryer se Shërbimet Sekrete kanë paralajmëruar mundësi për akte terroriste në këtë ndeshje dhe si për të përforcuar këtë, 3 ditë para ndeshjes në Elbasan kanë mbërritur forcat dhe agjentët special nga Izraeli.

Vlen të theksohet se stadiumi i Shkodrës ka disa mangësi në aspektin e sigurisë pasi mungon edhe një pajisje e thjeshtë për bllokimin e valëve të operatorëve telefonikë, ç’ka në Elbasan është instaluar që në fillim. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.