Armando Sadiku hyn në histori, shpallet “Qytetar Nderi”

0
SHPËRNDAJE


Nuk mund të kishte mbyllje më të mirë të vitit historik të futbollit shqiptar për Armando Sadikun. Bomberi kuqeziu, autori i golit të parë dhe të vetëm të Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian, mori titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Vlerësimi për 25-vjeçarin u bë në mbrëmjen gala për festat e fundvitit të organizuar nga Bashkia e qytetit, ndërsa titulli për sulmuesin e Kombëtares u dorëzua nga kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Pavarësisht se e kishte të vështirë të fliste përpara të ftuarve, prej ndërhyrjes kirurgjikale në hundë, Sadiku e shfrytëzoi rastin për ti falenderuar të gjithë.

Me rrjetën e shënuar përballë Rumanisë, më 19 Qershor në Lion, Armando Sadiku i dhuroi Kombëtares suksesin historik në turneun e Francës, me atë që mbetet padyshim goli më i rëndësishëm në karrierën e sulmuesit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.