Armando Sadiku sërish në formacionin e javës

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Armando Sadiku vijon të shkëlqejë në Zvcër dhe të marrë merita për formën e tij tek Vaduz. Sulmuesi elbasanas ishte heroi i skuadrës nga Lihteshtejni në fitoren ndaj Sionit teksa shënoi të dy golat e ndeshjes që u mbyll me rezultatin 2-0. imagePas kësaj performance të shkëlqyer, Armando Sadiku është përfshirë nga gazeta prestigjoze “Blick” në formacionin më të mirë të javës të Superligës Zvicerane. Falë dygolëshit të Sadikut, Vaduz ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.