Armando Vajushi “hajmalia” e Livornos

0
SHPËRNDAJE

vajushiArmando Vajushi ka qenë edhe një herë titullar në fitoren e Livornos në fushën e Ternanas me rezultatin 2-3. Sulmuesi shkodran u aktivizuar për 89 minuta lojë dhe në pjesën e parë u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Skuadra e sulmuesit shqiptar u gjend në disavantazh të dy golave por arriti të përmbyste gjithçka në pjesën e dytë duke shënuar fitoren e 4-të radhazi dhe duke mbajtur edhe kreun e klasifikimit përkohësisht. Vajushi mesa duket ka fituar besimin e trajnerit Panucci pasi ky i fundit e ka aktivizuar gjithmonë titullar në takimet e fundit, me shpresën se shkodrani do ta gjejë shumë shpejt rrugën e golit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.