Armando Vajushi në formacionin e javës

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Pas kalimit në Serie B tek Livorno duket se sulmuesi shkodran Armando Vajushi ka rilindur. Pasi qëndroi në hije tek Chievo për gjysmën e sezonit, tashmë Vajushi është kthyer të jetë protagonist. Ai ishte heroi i Livornos në fitoren ndaj Comos, jo vetëm për faktin se fitoi një 11-metërsh dhe nxorri me karton të kuq një kundërshtar, por edhe se ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, ku edhe në fund të ndeshjes u vlerësua me notën 7, që ishte edhe më e larta.

imagePor kjo nuk përfundoi këtu pasi Armando Vajushi është futur edhe në formacionin e javës në Serie B. Falë paraqitjeve të mira ai tashmë ka fituar edhe besimin e stafit teknik, por edhe dashurinë e tifozëve që tani duket se e kanë gjetur idhullin e tyre tek sulmuesi shkodran. Çdo gjë ka nisur mjaft mirë për Vajushin tek Livorno, por tani pritet të vijë më e bukura.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.