Armando Vajushi prezantohet tek Livorno

0
SHPËRNDAJE

Armandi Vajushi me fanellën e Livornos
Armandi Vajushi me fanellën e Livornos
Legjionarët/ Armando Vajushu ka kompletuar edhe transferimin e tij tek ekipi i Livornos. Sulmuesi shkodran nuk arriti dot të ishte titullar tek Chievo, dhe tashmë ka nisur aventurën me ekipin e tij të ri. Pas lajmit të publikuar ditën e djeshme se Vajushi kishte kaluar tek Livorno, sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i këtij transferimi. Lojtari ka pozuar me fanellën e ekipit livornez, dhe tashmë duket gati për të nisur këtë aventurë të re. Nga ana e tij shkodrani duket mjaft i kënaqur për këtë lëvizje, pasi e sheh si një mundësi për t’u ringritur edhe njëherë në nivelet që ishte në Bullgari pas periudhës së vështirë që kaloi tek Chievo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.