Armando Vajushi protagonist në fitoren e Livornos.

0
SHPËRNDAJE

Armando Vajushi
Armando Vajushi
Legjionarët/ I kanë mjaftuar vetëm dy javë kampionat për t’u ambjentuar me ekipin e ri, dhe tashmë Armando Vajushi është bërë protagonist në fitoren e Livornos përballë Comos në transfertë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-2. Pavarësish se nuk shënoi, ishte sulmuesi shkodran ai që inicioi kthesën e plotë të ndeshjes. Teksa ishte fiksuar në rezultatin 1-1, Vajushi merr një top në minutën e 64′ dhe shkon drejt portierit të Comos, por brënda penohet brënda zonës nga një mbrojtës vëndas, dhe për arbitrin nuk ka asnjë dyshim. 11-metërsh dhe karton i kuq për mbrojtësin Marconi që bëri ndërhyrjen. Penalltia ekzekutohet saktë nga sulmuesi Vantaggiato, por meritë më të madhe për këtë gol dhe fitore padyshim e ka Armando Vajushi. Me këtë fitore ekipi i Livornos qëndron në vendin e parë me pikë të plota.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.