Armando Vajushi transferohet tek Livorno

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Armando Vajushi është lojtari më i ri i ekipit të Livornos. Sulmuesi shqiptar u largua nga ekipi i Chievo Verona pas një periudhe 6 mujore, dhe tashmë ka vendosur të kalojë tek ekipi livornez. Vajushi u prit me bujë tek Chievo, por dështoi të shfaqë potencialin që ai ka, kjo ndoshta edhe jo për fajin e tij.

imageTani një rrugë e re ka filluar për lojtarin shkodran i cili është edhe pjesë e Kombëtares së drejtuar nga De Biazi. Vajushi u transferua në Itali në janarin e këtij viti, teksa aventura e tij me Chievon përfundoi shumë shpejt, teksa vetë lojtari duket se ndihet i lumtur për transferimin tek Livorno. Lajmin për këtë lëvizje e konfirmoi vetë Armando Vajushi me anë të një postimi në Facebook.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.